Një shqiptar 24-vjeçar ka vënë në rrezik jetën e tij në Gjermani, pasi udhëtoi për rreth një orë mes vagonëve të trenit të shpejtësisë së lartë ICE, përpara se të hidhej në shinat e hekurudhës në stacionin e Magdeburgut.
Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje, kur i riu po udhëtonte me trenin ICE nga Berlini rreth orës 22:00.
Gjatë udhëtimit, ai nuk arriti t’i tregonte kontrollorit të Deutsche Bahn një biletë udhëtimi, prandaj iu kërkua të zbriste në stacionin e ardhshëm, në Potsdam, gjë që e bëri.
Por rreth një orë më vonë, kur treni mbërriti në Stacionin Qendror të Magdeburgut, asistenti i trenit vërejti se shqiptari doli papritur nga hapësira mes vagonëve.
Ai vazhdoi të eci përgjatë platformës dhe u hodh në shtratin e shinave të hekurudhës.
Policia Federale arriti ta gjente pas pak kohësh dhe e shoqëroi në stacion.
Gjatë marrjes në pyetje, 24-vjeçari pranoi se kishte udhëtuar mes vagonëve të trenit ICE.
Ndaj tij është iniciuar një procedurë penale për përfitim të shërbimeve përmes mashtrimit, si dhe për shkelje të tjera sipas Kodit Penal dhe Rregulloreve për Ndërtimin dhe Operimin e Hekurudhave.
Ky rast vë në pah rrezikun e madh që paraqet udhëtimi në hapësirat mes vagonëve të trenave dhe hyrja në shinat e hekurudhës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




