temp image 777 temp image 777

Deputeti Ramadani Kërkon Llogaridhënie për Hyrjen e Serbëve në Kosovë

- Advertisement -

Burim Ramadani, deputet i Aleancës dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Siguri, ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet për hyrjen e një grupi serbësh në Kosovë, të cilët u raportua se janë nga Lista Studentore.

Ai e ka cilësuar këtë veprim si një provokim të rëndë nga Serbia dhe ka theksuar nevojën për qartësi mbi mënyrën se si ata arritën në vend. “Pavarësisht nëse janë nga Lista e Studentëve, e Vuçiqit, Daçiqit, Vulinit apo dreqit e të birit, politikanët e Serbisë nuk guxon të lejohet të futen në Kosovë për të nxitur e provokuar, fyer e odenduar shtetin e Kosovës”, shkruan Ramadani.

Ai gjithashtu theksoi se është e rëndësishme që Komisioni Parlamentar për Siguri kërkoi informacion me shkrim nga ministri i Punëve të Brendshme për këtë vizitë. “Si anëtar i këtij Komisioni, besoj që saktësia në këtë informim duhet të jetë e plotë!

Llogaridhënia e qeverisë është e domosdoshme!”, theksoi ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -