temp image 778 temp image 778

Kritikat e Armend Zemajt ndaj Qeverisë për Punësimin e Mjekëve në Kosovë

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, vazhdon të kritikojë ekzekutivin e vendit për deklaratat e tyre lidhur me punësimin e mjekëve që janë kthyer për të punuar në Kosovë.

Ish-ministri i Shëndetësisë e akuzon qeverinë se nuk po arrin të bëjë dallimin mes licencimit dhe punësimit të mjekëve në sistemin publik shëndetësor. “Një qeveri që nuk bën dallimin ndërmjet licencimit dhe punësimit të mjekëve në sistemin publik shëndetësor, po përpiqet ta paraqesë një proces administrativ si rezultat të punësimit. Çfarë të themi!!!

Praktikantë të përhershëm në premtime, por premtimet nuk janë rezultate.” Sipas tij, realiteti është krejt ndryshe. “534 mjekë figurojnë të papunë në Kosovë. 91 mjekë specialistë janë të papunë.

Ndërsa, sa u përket mjekëve të kthyer nga jashtë dhe të punësuar me kontrata të rregullta në institucionet publike shëndetësore gjatë qeverisjes së VV-së, jo 171, por as një numër dyshifror nuk po arrijnë ta dëshmojnë.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -