temp image 660 temp image 660

Greva Ndërpret Qarkullimin e Trenave në Kosovë

- Advertisement -

Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të ndalojë sot, më 9 nëntor, për shkak të grevës së paralajmëruar nga organizatat sindikale të “Infrakos”-it.

Ndërmarrja Publike “Trainkos” ka bërë të ditur se kjo situatë do të ketë ndikim në qarkullimin e trenave, për shkak të ndërprerjes së shërbimeve infrastrukturore nga “Infrakos”, menaxheri i infrastrukturës hekurudhore.

Sipas njoftimit, treni me numër 4201, i cili niset nga Prishtina në orën 07:50, do ta ndalojë qarkullimin në Fushë-Kosovë, pasi “Infrakos”-i do të ndalojë ofrimin e shërbimeve në orën 08:00.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -