Bledar Ndreca, një shqiptar, ka folur për sulmin e ndodhur në Krakov, ku tragjikisht humbën jetën 9 persona.
Ai ka shpërndarë informacione të rëndësishme në lidhje me këtë ngjarje, duke treguar se Prokuroria ka nisur dy procedime të veçanta.
Sipas Ndrecës, procedimet janë hapur për vrasjen e tre anëtarëve të familjes së autorit, si dhe për sulmin tjetër që çoi në vdekjen e 6 personave nga një 24-vjeçar i cili tani po cilësohet me një background terrorist.
Ai theksoi se autori ishte i armatosur dhe kishte veshur uniforma ushtarake.
Ndreca gjithashtu përmendi se forcat e armatosura polake kanë hedhur poshtë spekulimet se ai ishte anëtar i tyre. “24-vjeçari nuk ka precedent të mëparshëm penal, pasi në një moment u përfol se ishte pjesë e një klubi qitjeje, por klubi vetë e përgënjeshtroi këtë.
Ai nuk ka qenë pjesë e forcave të armatosura, ashtu siç është deklaruar nga vetë forcat e armatosura.
Gjatë aktit terrorist, ai ishte i veshur me uniforma ushtarake dhe armë automatike, një nga ato AR15.
Po ashtu, kishte armë të tjera në bagazhin e makinës.
Këto janë informatat aktuale që autoritetet kanë dhënë në lidhje me background-in e tij, një person që nuk ka pasur precedent të tjerë kriminal.
Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes ndaj dezinformacionit, pasi në fillim dolën lajme për një autor të dytë që ishte ende i lirë.
Ka shumë lajme të ndryshme që qarkullojnë në rrjetet sociale.
Unë ju kam thënë vetëm ato që kanë dalë nga institucionet përkatëse,” tha ai ndër të tjera për Euronews Albania.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




