Të hënën, komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë mbledhjet e tyre të radhës, ku do të përqendrohen në shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, bashkëpunimin diplomatik, çështjet e arsimit, si dhe hetimin e përgjegjësisë institucionale lidhur me rastet e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve.
Aktivitetet do të fillojnë në orën 10:00, me mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit, ku do të shqyrtohen projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve me Suedinë dhe Belgjikën.
Më pas, në orën 11:00, do të mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i cili do të zhvillojë një takim me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Dux.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




