temp image 197 temp image 197 scaled

Enis Rexhepi Shënon Dy Gola në Ndeshjen e Stuttgartit U19 dhe Merr Ftesë nga Kombëtarja e Kosovës

- Advertisement -

Enis Rexhepi po vazhdon të tregojë shkëlqim në futbollin gjerman.

Këtë herë, ai ishte protagonist me dy gola në ndeshjen e Stuttgartit U19 përballë Unterhachingut.

Sulmuesi shqiptar realizoi dy herë në këtë përballje, e cila përfundoi me rezultat 3-3, duke dëshmuar edhe një herë potencialin dhe nuhatjen e tij për të shënuar para portës kundërshtare.

Paraqitjet e tij të mira në Gjermani kanë tërhequr vëmendjen edhe në nivelin e përfaqësueses.

Rexhepi ka marrë ftesë për herë të parë nga Kombëtarja e Kosovës.

Talenti i Stuttgartit U19 është përfshirë në listën e Dardanëve për dy ndeshjet e muajit nëntor, përballë Izraelit dhe Irlandës, duke pasur mundësinë të bëjë hapin e parë në rrugëtimin e tij me fanellën e Kosovës.

- Advertisement -