Vendimi i mbrojtësit të Malmos, Bleon Kurtulus, për të përfaqësuar Kosovën ka shkaktuar surpriza jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Suedinë e tij të mëparshme.
Kurtulus, i cili luan për Malmos, është përfshirë në listën e përzgjedhësit Franco Foda për dy ndeshjet e nëntorit.
Ai ka qenë pjesë e ekipit të rinjve të Suedisë, duke luajtur së fundmi për U21, por tani do të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Mediat suedeze kanë filluar të komentojnë këtë vendim të Kurtulusit, duke e përmendur edhe vëllain e tij, Edvinin, i cili kishte qenë kapiten i Kosovës U21 para se të zgjidhte të luante për Suedinë. “Vëllau i madh Edvin Kurtulus zgjodhi ta përfaqësojë Suedinë.
Tani, i vogli, Bleoni po merr një rrugëtim ndryshe. 19-vjeçari është përzgjedhur nga Kosova për herë të parë dhe mund të debutojë në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit dhe Irlandës,” raporton “svenskafans”. “Ai ka zhvilluar nëntë ndeshje zyrtare për Suedinë në nivelin U21, së fundmi më 4 qershor ndaj Finlandës.
Në Ligën e Kombeve, 19-vjeçari mund të debutojë për ekipin A, mirëpo jo tek Suedia.
Kurtulus është përzgjedhur nga Kosova,” shton “footballskanalen”.




