Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, i cili aktualisht mban postin e zëvendësdrejtorit të ekipit kombëtar.
Ai ndan mendimet e tij mbi zhvillimet e fundit te “Dardanët”, përfshirë tri prurjet e reja, punën e trajnerit Franco Foda dhe objektivin kryesor të Kombëtares.
Ky episod është realizuar me mbështetje nga sponsorët zyrtarë, Exfis.
Ujkani ka folur për tri lojtarët e rinj që kanë vendosur të kontribuojnë për Kosovën: Lindrit Kamberi, Bleon Kurtulusi dhe Enis Rexhepi.
Ai theksoi se këta tre futbollistë kanë pranuar të vijnë te Kosova pa asnjë kusht dhe se nuk kanë frikë nga konkurrenca që ofrohet në kampin dardan. “Sikur Bleonin, sikur Lindritin me vite Federata i ka kërku, i ka përcjellë edhe na kur e përcjellim njërin, vazhdojmë me e përcjellë, por normalisht ne nuk dëshirojmë askujt me i bë presion negativ.” “Sepse për neve gjëja kryesore është lojtari me u zhvillu në nivelin më të mirë të mundshëm, se kur ai zhvillohet, neve e kemi më lehtë kur vendos, kur vendos ai me ardhë me lujtë për Kosovën, është me rëndësi me ardhë qind për qind qysh po vijnë, edhe me qu Kosovës më lart, diçka me i dhënë këtij ekipi ë shumë se çfarë ka.” “Djemtë domethënë kanë ardhur pa diskutime, e kjo mirë është, e kanë pranu domethënë tash edhe konkurrencën,” përfundoi Ujkani.




