Afrimiteti mes Behares dhe Fuegos në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 ka hapur diskutime mes banorëve, duke vënë në qendër të vëmendjes edhe statusin e Behares.
Nora, Kledja dhe Shqiponja kanë shprehur mendime të ndryshme për lidhjen mes dyshes, duke analizuar mënyrën se si Beharja po sillet me Fuegon.
Nora e shprehu mendimin e saj se, nëse do të ishte e martuar, nuk do të qëndronte kaq afër një mashkulli tjetër, duke lënë të kuptohet se sjellja e Behares i duket e papërshtatshme. “Unë me pas burrë nuk kisha nejt ngjitur me dikë… Unë nëse rri ma shumë me Fuegon… kjo i bon do sene që nuk i kuptoj”, tha ajo.
Nga ana tjetër, Kledja mendon ndryshe dhe e cilëson raportin mes Behares dhe Fuegos si një shoqëri krejtësisht normale, të paktën nga pikëpamja e Fuegos. “Fuego e ka shoqe si gjithë të tjerët, është një raport normal”, theksoi Kledja.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




