temp image 153 temp image 153 scaled

Fuego: Historia e Pavarësisë në Adoleshencë dhe Marrëdhëniet e Tij Familjare

- Advertisement -

Reperi Fuego ka ndarë me disa nga banorët e Big Brother VIP Kosova 5 një histori mjaft interesante nga adoleshenca e tij.

Ai zbuloi se në moshën vetëm 15 vjeçare ishte larguar nga shtëpia për të nisur një jetë të pavarur me të dashurën e tij, e cila ishte po ashtu në të njëjtën moshë.

Gjatë bisedës, Fuego tregoi se familjet e tyre nuk e kishin mbështetur vendimin për të bashkëjetuar në një moshë kaq të hershme, ndaj dy të rinjtë kishin vendosur të largoheshin drejt Prishtinës. “Erdh puna, i bëra 15 vjet, dola në Prishtinë për të jetuar vetë.

Isha me një femër, tash as familja e saj, as e imja nuk na lejonin.

Kush të jep ty nuse me 15 vjet?

Ikëm në Prishtinë, kisha kontratë, kisha banesë.

Pastaj më ra puna të bëhem me djalë”, rrëfeu ai.

Reperi zbuloi se pikërisht me vajzën që kishte njohur në atë moshë, kishte krijuar më vonë familje, por me kalimin e kohës rrugët e tyre ishin ndarë.

Megjithatë, pavarësisht përfundimit të lidhjes, Fuego theksoi se vazhdon të ketë marrëdhënie shumë të mira me nënën e djalit të tij.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -