Nënë e bir, përkatësisht (gruaja dhe djali) i viktimës Urim Fiku, kanë mohuar në gjykatë se kanë lidhje me vdekjen e 61-vjeçarit.
Ngjarja ka ndodhur më 03 nëntor në fshatin Godvi në Bulqizë.
Fillimisht, ishte raportuar se Urim Fiku ishte sulmuar nga ariu, por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi në trupin e tij një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit.
Në gjykatë, nënë e bir kanë dëshmuar se 61-vjeçari ka ardhur në shtëpi i gjakosur, pasi ishte goditur dhe i shpërfytyruar nga ariu.
Sipas tyre, ai ka hyrë në banesë, ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar veten në gjoks.
Pas kësaj, gruaja ka njoftuar ambulancën.
I biri i viktimës ka deklaruar se gjatë ngjarjes ka qenë në punë dhe jo në shtëpi.
Ata pretendojnë se Urim Fiku vendoste leqe për të zënë kafshë të egra (derra) në pyll.
Një ngjarje që do të hidhte dritë mbi këtë rast do të jenë aktet e ekspertimit të mjekësisë ligjore, të cilat pritet të vijnë nga policia shkencore.
Në përfundim të seancës, gjykata vendosi arrest me burg për të dy.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




