Në udhëkryqin e fshatit Opterushë në Rahovec, u organizua një ceremoni përkujtimore për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku morën pjesë familjarë, veteranë të luftës, përfaqësues të institucioneve dhe mysafirë.
Gjatë këtij eventi, u vlerësua sakrifica e jashtëzakonshme e këtyre heronjve për lirinë e Kosovës.
Bashkëluftëtarët e tyre theksuan se ata do të mbeten gjithmonë një udhërrëfyes për të gjithë ata që luftojnë për liri.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kujtoi momentet e vështira që luftëtarët e UÇK-së përjetuan gjatë përballjes me forcat e motorizuara serbe, ku ranë dëshmorët. “Gjatë rrugëtimit të lirisë, pikërisht këtu, u ndeshën me forcat e motorizuara serbe.
Përballja ishte e pabarabartë, e në fushën e nderit ranë shokët tanë më të shquar, duke lënë pas nder, lavdi e krenari”, tha Latifi.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




