Melania Trump ka hasur vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në gjuhën angleze gjatë një fjalimi që mbajti të enjten në Shtëpinë e Bardhë.
Zonja e parë e SHBA-së, 56 vjeçe, u takua me përfaqësues rusë dhe ukrainas, gjatë të cilit bëri thirrje për vazhdimin e armëpushimit në Ukrainë, pas një marrëveshjeje gjashtëditore për ndërprerjen e luftimeve në rajonin e Hersonit.
Gjatë deklaratës për mediat, Melania po lexonte një fjalim të përgatitur paraprakisht, por në disa raste pati vështirësi me shqiptimin e fjalëve në anglisht.
Fillimisht, ajo u ngatërrua gjatë shqiptimit të fjalës “objective”, që në shqip do të thotë “objektiv” ose “qëllim”. “Obj-objektivi ynë i përbashkët ishte të siguronim ndihmë thelbësore humanitare për banorët e Oleshkit dhe të krijonim korridore të sigurta për evakuimin e civilëve”, u shpreh ajo.
Pak më vonë, Melania pati vështirësi edhe me fjalën “exclusive”, që në shqip përkthehet “ekskluziv” ose “i posaçëm”. “Roli im si ndërmjetëse eks-ekskluzive është dokumentuar në marrëveshjet me shkrim, të hartuara dhe të nënshkruara nga Rusia dhe Ukraina.
Marc [Beckman] dhe unë e nisëm punën përmes kanaleve të komunikimit që kishim krijuar më herët, me qëllim bashkimin e fëmijëve me familjet e tyre në Rusi dhe Ukrainë”, deklaroi ajo.
Pamjet nga fjalimi i saj u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




