temp image 137 temp image 137 scaled

Moment i Veçantë për Anjeza Gubetinin në Big Brother VIP Kosova 5

- Advertisement -

Gazetarja Anjeza Gubetini ka përjetuar një moment emocionues gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.

Ajo është surprizuar me një mesazh nga i dashuri i saj, si dhe me një buqetë të bukur me lule.

Në ditët e fundit, Anjeza ka përmendur disa herë partnerin e saj brenda shtëpisë, ndërsa këtë herë ai i dërgoi një mesazh mbështetjeje, duke i bërë të ditur se e ndjek vazhdimisht rrugëtimin e saj në këtë format.

Në mesazhin e tij, ai e siguroi Anjezën që nuk duhet të shqetësohet për atë si po perceptohet jashtë shtëpisë, duke e inkurajuar të përqendrohet në vetë dhe në lojë. “Anjeza zemër, shpresoj që je mirë.

Unë po të ndjek çdo ditë, çdo orë, çdo minutë.

E di që e ke merak se si po të shoh nga jashtë.

Mendo vetëm për veten dhe lojën brenda.

Unë të pres”, thuhej ndër të tjera në mesazhin e tij.

Një detaj tjetër që e bëri surprizën edhe më të veçantë ishte një kapelë policie, e cila iu dërgua Anjezës si një shenjë simbolike, pasi ai ushtron profesionin e policit.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -