Dion Mala nga Peja është banori i parë që e mbyll aventurën e tij në edicionin e pestë të Big Brother VIP Kosova.
Modeli nga Peja, nuk arriti të kalojë televotimin për eliminimin e parë të këtij sezoni, duke lënë shtëpinë pas disa ditësh qëndrimi në këtë format televiziv.
Përballë tij në televotim ishin edhe tetë banorë të tjerë: Nichi, Akili, Anjeza, Zoja, Arlinda, Shqiponja, Antoneta dhe Adriani.
Pas votave të publikut, Dion u shpall banori i parë i eliminuar i këtij edicioni, duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova 5.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




