temp image 164 temp image 164 scaled

Ambasadori i Kinës në Spanjë konfirmon komunikimin me Real Madridin për polemikat e Mbappes

- Advertisement -

Ambasadori i Kinës në Spanjë, Yao Jing, ka konfirmuar se qeveria kineze është në bisedime me Real Madridin, La Ligën dhe institucione të tjera spanjolle për polemikat e shkaktuara nga komentet e Kylian Mbappes.

Në një prononcim për agjencinë e lajmeve EFE të premten, diplomati sqaroi se nuk bëhet fjalë për negociata zyrtare, por për një komunikim që ka si qëllim arritjen e një mirëkuptimi të ndërsjellë mes palëve. “Nuk ka negociata, por ka komunikim, i bazuar në mirëkuptimin e ndërsjellë”, deklaroi Yao Jing.

Polemikat filluan pasi Mbappe përmendi si një nga memet e tij të preferuara një imazh ku fytyra e tij ishte vendosur mbi atë të një diktatori kinez.

Edhe pse sulmuesi francez nuk e kishte përmendur drejtpërdrejt emrin e Mao Ce Dunit, ish-lideri historik i Kinës shfaqej në fotografinë në fjalë.

Pas reagimeve të shumta, si futbollisti francez, ashtu edhe Real Madridi kërkuan falje për incidentin.

Megjithatë, televizioni shtetëror kinez, CCTV, vazhdon të mbajë të pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës.

- Advertisement -