Një punëtor teknik i shkollës “Fehmi Lladrovci” në Drenas ka ndërruar jetë të premten në vendin e tij të punës.
Bëhet fjalë për Hajrush B.
Berishën, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar drejtoria e shkollës përmes një njoftimi publik.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ishte alivanosur në vendin e punës.
Njësitet përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar vdekjen e tij.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Në shenjë respekti për të ndjerin, drejtoria e shkollës ka njoftuar se të premten, më 6 nëntor, nuk do të mbahet mësim. “Familjes Berisha dhe të gjithë të afërmve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info



