temp image 457 temp image 457

Vdekja tragjike e një punëtori teknik në shkollën ‘Fehmi Lladrovci’ në Drenas

- Advertisement -

Një punëtor teknik i shkollës ‘Fehmi Lladrovci’ në Drenas ka humbur jetën të premten në vendin e tij të punës.

Viktima, Hajrush B.

Berisha, ka ndërruar jetë dhe vdekjen e tij e ka konfirmuar drejtoria e shkollës përmes një njoftimi publik.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, Hajrushi kishte pësuar alivanosje në ambientet e punës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitet përkatëse dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në shenjë respekti për të ndjerin, drejtoria e shkollës ka njoftuar se të premten, më 6 nëntor, nuk do të ketë mësim. ‘Familjes Berisha dhe të gjithë të afërmve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta’, thuhet në njoftimin e shkollës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -