temp image 131 temp image 131

Policia e Tiranës Vendos 12 Masa Administrative Pas Protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

- Advertisement -

Policia e Tiranës ka marrë masa këtë të premte duke vendosur 12 sanksione administrative ndaj disa protestuesve, të cilët gjatë protestës së djeshme në Tiranë bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve.

Në përputhje me Aktin Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht neni 24/1, pika 2, janë përgatitur 12 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Këta shtetas kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë përmes megafonit.

Për secilin prej këtyre individëve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5,000 lekë.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -