Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me organizatën “Sharjah Charity International” nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shoqatën “Shqiptarët për Shqiptarët”, ka ndihmuar 25 familje në nevojë me nga katër metra kub dru për ngrohje, si dhe me pako ushqimore.
Sipas njoftimit të Komunës së Podujevës, gjatë javës së ardhshme pritet që edhe 25 familje të tjera të përfitojnë nga katër metra kub dru.
Përzgjedhja e familjeve përfituese është bërë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa financimi është siguruar nga organizata “Sharjah Charity International”.
Realizimi i ndihmës është bërë nga shoqata “Shqiptarët për Shqiptarët”.
Po ashtu, pesë familje të tjera që jetojnë në lagjen “Shqiptarët për Shqiptarët” janë ndihmuar me pako ushqimore.
Ky aktivitet ka si qëllim të mbështesë familjet në nevojë, duke u lehtësuar atyre përballimin e shpenzimeve gjatë sezonit të dimrit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info



