temp image 394 temp image 394

Reagimi i Deputetes Shqipe Mehmeti-Selimi në 6-vjetorin e Arrestimit të Rexhepit

- Advertisement -

Deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi ka reaguar në përvjetorin e gjashtë të arrestimit të bashkëshortit të saj, Rexhepit, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ajo ka shpërndarë një pjesë të fjalimit të 10-shit në Hagë, ku shprehej se ndihej krenare që i kishte dalë zot lirisë.

Mehmeti-Selimi theksoi se UÇK-ja do të jetë përgjithmonë.

Në postimin e saj, ajo shprehu: “Koha se kur do të kthehem në Kosovë tash e tutje varet nga vendimi juaj, por Prokuroria duhet ta kish kuptuar se, kurdo që të kthehem, unë do të kthehem në Kosovën e lirë, në Kosovën për të cilën jam krenar që i kam dalë zot në kohën më të duhur dhe për lirinë e së cilës kam qenë dhe mbetem i gatshëm ta jap edhe jetën, sa herë që do të kërkohej nga unë.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -