temp image 107 temp image 107

Takimi i Albin Kurtit me ministrin zviceran Ignazio Cassis për bashkëpunimin bilaterale dhe integrimet

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe kryesuesin e OSBE-së, Ignazio Cassis.

Në këtë takim, ata diskutuan për bashkëpunimin bilateral, mbështetjen zvicerane dhe proceset integruese.

Përmes një videoincizimi në Facebook, Kurti njoftoi se takimi u zhvillua si pjesë e vizitës së Cassis në Kosovë, në kapacitetin e tij të dyfishtë.

Kurti shprehu mirënjohje për mbështetje të vazhdueshme të Zvicrës ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit dhe demokratizimit.

Ai falënderoi Cassis-in për zgjatjen e mandatit të Swisscoy dhe rritjen e numrit maksimal të ushtarëve zviceranë në kuadër të KFOR-it. “Me hyrjen në fuqi të EFTA-s muajin e kaluar shënon një kapitull të ri në tregtinë e lirë, përveçse të mallrave edhe të shërbimeve,” theksoi Kurti, duke nënvizuar avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gjatë takimit, u diskutua gjithashtu për rolin e Zvicrës në proceset integruese të Kosovës si dhe për zbatimin e standardeve të barabarta në raportimin e OSBE-së dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Kurti njoftoi se Cassis e ka ftuar në Samitin e Dhjetë të Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Cyrih në prill të vitit të ardhshëm.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -