Reperi i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm, kësaj radhe në fushën akademike.
Artisti ka njoftuar se nga sot mban titullin Doktor i Shkencave në Historinë, pasi ka mbrojtur me sukses temën e doktoraturës në Universitetin e Zagrebit.
Lajmin e ka ndarë vetë Prelvukaj me disa fotografi që ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ku ka ndarë edhe detaje nga ceremonia e mbrojtjes së doktoraturës. “Sot, më datë 05.11.2026, në ambientin e Universitetit Shtetëror të Zagrebit, para komisionit të përbërë nga Izv.
Prof. dr.
Sc.
Vlatka Vukelić, Prof. dr.
Sc.
Tomislav Galović dhe Nasl.
Prof. dr.
Sc. Željko Holevac, nën mentorimin e Akademik Stjepan Ćosić, kam mbrojtur temën e doktoraturës ‘Komponenta Shqiptare në etnohistorinë malazeze në kohët paramoderne XIII-XVIII’.
Me këtë rast kam marrë titullin Doktor i Shkencave në fushën e Historisë”, ka shkruar reperi.
Në këtë ditë të veçantë për të, pranë Gencit ishte edhe bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur shqiptare Eni Koçi, e cila e ka shoqëruar gjatë këtij momenti të rëndësishëm.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




