temp image 109 temp image 109 scaled

Tension në Big Brother VIP Kosova 5: Akili dhe Fuego në përballje verbale

- Advertisement -

Një tjetër debat ka tensionuar atmosferën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, ku këtë herë në qendër të vëmendjes u gjendën Akili dhe Fuego.

Dy banorët u përfshinë në një përballje verbale, gjatë së cilës nuk munguan kritikat dhe fjalët e drejtpërdrejta.

Akili ishte ai që i drejtoi disa akuza Fuegos, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si ai po e zhvillon lojën brenda shtëpisë.

Madje, Akili e cilësoi atë si një lojtar të dobët, duke e kritikuar edhe për mënyrën se si, sipas tij, sillet me banoret femra. “Prej krejt çka kam pa në këtë shpi, ti je super lojtar i dobët.

Mu nuk bën me m’paragjyku edhe me m’vu fjalë në gojë që s’i kam thënë.

Një lojtar i cili i përdor vajzat, ty duhet me të ardhë turp,” deklaroi Akili gjatë debatit.

Nga ana tjetër, Fuego nuk u pajtua me kritikat e bashkëbanorit dhe zgjodhi t’i përgjigjej në mënyrë të prerë, duke bërë të qartë se nuk i merr parasysh vlerësimet e tij. “Unë nuk të marr për bazë hiç, nuk të llogaris,” ishte kundërpërgjigjja e Fuegos.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -