temp image 102 temp image 102 scaled

Bejta ndan historinë e tij të frikshme nga një aksident me veturë

- Advertisement -

Këngëtari i njohur Daors Bejta, i njohur si Bejta, ka ndarë me banorët një histori nga e kaluara e tij, duke treguar një aksident që ka përjetuar me veturë.

Ngjarja, të cilën këngëtari e përshkroi para banorëve, ndodhi gjatë një manovre të rrezikshme me shokët e tij.

Situata mori një kthesë të papritur, pasi Bejta përfundoi i rrëzuar në tokë, ndërsa shokët e tij menduan se ai kishte vdekur.

Ai tregoi se ngjarja kishte ndodhur kur ishte rreth 19 ose 20 vjeç, duke përshkruar edhe momentin e aksidentit. “Na jena kon në kerr, na kemi bo stunts shumë, edhe një shok e ka pas një BMW edhe i ka pas dyert hapun, dritaret hapun, e unë kam qenë ulun përpara, s’di sa vjet i kam pas 19 a 20 edhe plani ke kështu ai me hy në drift në kthesë e unë me këmbë përjashtë, e kam bërë edhe krejt në rregull, po këtu nalt kur kapesh, (doreza lart) u këput edhe veç më ka gjuajt anej, edhe jam kon në tokë qeshtu, edhe qysh jam qenë shtrit, veç kur po i nij ka vdeke, ka vdeke”, u tregonte Bejta banorëve.

Historia e tij i la të habitur banorët, të cilët dëgjuan me vëmendje rrëfimin e këngëtarit për aksidentin e rrezikshëm që kishte përjetuar vite më parë.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -