temp image 113 temp image 113 scaled

Elton Tozaj shpreh shqetësim pas një sulmi të ri: “Nuk më ndalni dot!”

- Advertisement -

Gazetari i shoubizit, Elton Tozaj, ka ngritur shqetësim te ndjekësit e tij pas publikimit të një fotografie tronditëse në rrjetet sociale, përmes së cilës duket se ka bërë të ditur se është përballur me një tjetër sulm.

Në fotografinë e publikuar në InstaStory, Tozaj shfaqet me kokën e mbështjellë me fasha, ndërsa në veshjet e tij vërehen njolla gjaku.

Pamja është shoqëruar edhe me një mesazh të fortë, ku gazetari shpreh zemërimin ndaj personave që, sipas tij, qëndrojnë pas asaj që ka ndodhur. “Kushdo që e bëri këtë do ta paguajë shumë shtrenjtë!

Nuk më ndalni dot,” ka shkruar ai.

Postimi ka ngjallur reagime, marrë parasysh se kjo nuk është hera e parë që gazetari raporton për një përvojë të dhunshme.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Tozaj ishte bërë gjithashtu pjesë e një ngjarjeje të rëndë, pasi ishte dhunuar fizikisht dhe kishte pësuar lëndime serioze.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -