Modelja braziliane Alessandra Ambrosio, e njohur për karrierën e saj si ish-engjëll i Victoria’s Secret, po shijon pushimet në Bali dhe ka ndarë disa foto të reja me bikini në Instagram.
Ajo ka pozuar me rroba banje nga marka Fae, e cila është e njohur për modelet e saj të guximshme që zbulojnë shumë lëkurë.
Alessandra zgjodhi një bikini Lumi & Jones Savanna me print zebre dhe një prerje portokalli të ndezur.
Ajo e shoqëroi postimin me një shkrim të thjeshtë: “Uluwatu, me kripën ende në flokët e mi”.
Në fotografitë e saj, ajo duket pothuajse pa grim, me flokët e lëshuara dhe ka kombinuar një sarong portokalli me bikini.
Postimi i saj ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve, përfshirë edhe profilin zyrtar të Victoria’s Secret, i cili komentoi: “Vajza jonë”.
Një ndjekës e përshkroi atë si “shkëlqim”, ndërsa një tjetër e quajti “Engjëlli im”.
Alessandra po qëndron në Bali me të fejuarin e saj, Buck Palmer, një stilist bizhuterish për meshkuj.
Sipas postimeve në rrjetet sociale, duket se fëmijët e saj, Anja dhe Noah, të cilët i ka me ish-partnerin Jamie Mazur, gjithashtu po shijojnë pushimet me ta.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




