Zvicra ka regjistruar për herë të parë raste të transmetimit lokal të virusit Chikungunya, i cili përhapet përmes mushkonjës tigër.
Katër persona janë infektuar në kantonin e Ticinos, në zonën e Fushës së Magadinos, pranë qytetit të Bellinzonës, sipas autoriteteve shëndetësore zvicerane.
Sipas televizionit publik zviceran SRF, personat e infektuar nuk kishin udhëtuar së fundmi në vende ku virusi është i përhapur, çka tregon se infektimi ka ndodhur brenda territorit të Zvicrës.
Departamenti i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale i Ticinos ka bërë të ditur se të katër pacientët kanë pasur ecuri të favorshme klinike.




