Përleshja mes tifozëve të Prishtinës, të njohur si “Plisat”, dhe atyre të Dritës, të quajtur “Intelektualët”, shkaktoi lëndimin e tre zyrtarëve policorë gjatë derbit të zhvilluar të mërkurën në Gjilan.
Incidenti ndodhi më 4 nëntor, rreth orës 13:50, në afërsi të stadiumit të Gjilanit, ku ishte duke u zhvilluar ndeshja mes Dritës dhe Prishtinës, në kuadër të Albi Mall Superligës.
Gjatë pjesës së parë, tifozët e të dyja skuadrave tentuan të përleshen fizikisht, duke detyruar ndërhyrjen e njësive policore për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.




