Ylli i New York Red Bulls, Adri Mehmeti, është ftuar nga përzgjedhësi Mauricio Pochettino për kualifikueset e Ligës së Kombeve të CONCACAF-it.
Mehmeti ka qenë një dëshirë e madhe për Shqipërinë, por ka vendosur të përfaqësojë përfundimisht SHBA-në në arenën ndërkombëtare.
Mesfushori i talentuar u ftua në tetor për herë të parë si test i Pochettinos, ku ia doli të bindë teknikun argjentinas, dhe tani është ftuar për ndeshjet zyrtare.
Pranë emrave të njohur si Weston McKennie i Juventusit, Malik Tillman i Leverkusenit dhe Pulisic i Milanit, ndodhet edhe Mehmeti.




