temp image 256 temp image 256 scaled

Formacionet Zyrtare: Drita përballet me Prishtinën në Superligë

- Advertisement -

Drita dhe Prishtina kanë shpallur formacionet e tyre zyrtare për ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Gjilanasit do të jenë nikoqir të prishtinasve në një përballje që pritet të zhvillohet në stadiumin me bar artificial në Gjilan, duke filluar nga ora 13:00.

Ekipi i Ardian Nuhiut vjen në këtë ndeshje pas një serije të shkëlqyer prej katër fitoreve dhe synon ta shndërrojë këtë në të pestën me radhë, për të barazuar Prishtinën në pikë në vendin e dytë dhe për t’i qëndruar afër Malishevës, me vetëm një pikë diferencë.

Nga ana tjetër, ekipi i Orges Shehit ka pasur një formë të përzier, me dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Megjithatë, fitorja e fundit në udhëtim ka ngritur moralin e ekipit, i cili synon një rezultat pozitiv për të qëndruar mbi Dritën dhe potencialisht për t’u bërë lider i kampionatit.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime në formacionet e tyre zyrtare.

Drita: Behluli; Be.Krasniqi, Bytyqi, Salihu, Pëllumbi; Limaj, Dabiqaj, Nguena; Jashari, Bl.Krasniqi, Balaj; Prishtina: Iljazi; Mokono, Poçi, Halili, Zguro; Zeqiri, Llugiqi; Baftiu, Kryeziu, Muja; Hasani;

- Advertisement -