temp image 89 temp image 89 scaled

Joao Neves: Dëshira për të qëndruar te PSG deri në fund të karrierës

- Advertisement -

Mesfushori portugez, Joao Neves, ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar te Paris Saint-Germain deri në fund të karrierës së tij, duke e përjashtuar mundësinë e ndonjë transferimi në ndonjë kampionat tjetër evropian.

Futbollisti 22-vjeçar është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës franceze, duke u vlerësuar gjithashtu si një nga mesfushorët e rinj më të mirë në futbollin botëror.

Neves ishte sërish në qendër të vëmendjes në fitoren bindëse të PSG-së me rezultat 6-0 ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve, ku arriti të shënojë edhe një gol.

Në një deklaratë për të ardhmen e tij, reprezentuesi portugez bëri të qartë se nuk planifikon të largohet nga Parisi, pavarësisht interesimit nga klubet e tjera. “Joao dëshiron të qëndrojë këtu gjatë gjithë karrierës së tij.

Nuk e kam si objektiv të shkoj në Spanjë apo Angli.

Kam vetëm një objektiv: të ndihem mirë në jetën time dhe të fitoj këtu,” u shpreh Neves.

- Advertisement -