temp image 262 temp image 262 scaled

Rafael Nadal Anëtar i Ri i Bordit të Real Madridit

- Advertisement -

Legjenda e tenisit, Rafael Nadal, do të bëhet anëtar i ri i bordit të Real Madridit në javët në vijim.

Klubi mbretëror e konfirmoi këtë vendim në një deklaratë zyrtare dhe njoftoi se do të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të radhës, e cila është planifikuar të shtunën, më 21 nëntor.

Nadali ka qenë gjithmonë një mbështetës i zëshëm i klubit të Real Madridit dhe aktualisht është një anëtar nderi.

Tenisti spanjoll, më i trofeshëm në histori, ka qenë shpeshherë i lidhur me mundësinë e kandidaturës në zgjedhjet presidenciale të klubit, por verën e fundit e mohoi një gjë të tillë.

Ky vendim e bën partneritetin zyrtar.

Nadal do t’i bashkohet Bordit të Drejtorëve dhe klubi e sheh atë si një nga figurat kryesore për të ardhmen afatgjatë të Realit.

Ai do të kalojë vitet e ardhshme në bashkëpunim me presidentin Florentino Perez dhe do të monitorojë nga afër funksionimin përditshëm të klubit.

Kjo gjithashtu do të përmbushë dëshirën e shumë tifozëve për ta parë Nadalin brenda strukturës së klubit.

Klubi mbretëror e shpjegoi vendimin në një deklaratë zyrtare: “Bordi i Drejtorëve të Real Madridit, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, më 4 nëntor, vendosi t’i propozojë Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve të konfirmojë emërimin e Rafael Nadal Parera, anëtarit tonë me numër 67,778, si anëtar të ri të Bordit të Drejtorëve.” “Rafael Nadal, një anëtar nderi i Real Madridit, është një nga legjendat më të mëdha në historinë e sportit dhe një nga sportistët spanjollë më të respektuar dhe më të njohur në të gjithë botën.” “Është një krenari e jashtëzakonshme për Real Madridin dhe të gjithë tifozët e tij që një person me një madhështi të tillë sportive dhe njerëzore, një model në sportin spanjoll dhe atë botëror, po bëhet pjesë e Bordit tonë të Drejtorëve.”

- Advertisement -