temp image 90 temp image 90 scaled

Leon Avdullahu në radarin e Atlético Madridit për verën 2024

- Advertisement -

Leon Avdullahu mund të jetë një nga emrat më të kërkuar gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme, pasi interesimi për mesfushorin kosovar po rritet.

Sipas mediumeve, Atlético Madridi e ka futur në listën e objektivave për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Diego Simeones është në kërkim të një mesfushori defensiv, i cili është taktikisht i zgjuar dhe i fortë në fazën mbrojtëse.

Në këtë profil përshtatet Avdullahu, i cili po zhvillon paraqitje të shkëlqyera me Hoffenheimin në Bundesligë.

Interesimi i klubit madrilen nuk është i ri; Atletico kishte tentuar ta transferonte futbollistin kosovar edhe gjatë verës së kaluar, por Hoffenheimi e refuzoi duke e konsideruar atë një pjesë të rëndësishme të projektit të skuadrës.

Dy gjigantët evropianë e vlerësojnë Avdullahun 50 milionë euro.

Hoffenheimi kishte paguar 8 milionë euro në vitin 2025 për ta transferuar Avdullahun nga Baseli, klubi ku ai kishte zhvilluar talentin e tij.

Që atëherë, mesfushori është shndërruar në një element kyç të skuadrës gjermane dhe një prej lojtarëve që ka kontribuar në përmirësimin e rezultateve të saj.

Deri tani, Avdullahu ka regjistruar 48 paraqitje zyrtare me Hoffenheimin, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asistim.

Ai ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2031, çka mund ta bëjë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje për transferimin e tij.

Basel gjithashtu shpreson në një shitje, pasi do të përfitonte shumë nga një tjetër transferim i talentit të tyre vendas falë kompensimit të stërvitjes dhe një klauzole të rishitjes e cila është e vendosur në kontratën e tij.

Sipas raportimeve, përveç Avdullahut, Atlético Madridi po shqyrton edhe emra të tjerë për mesfushën, përfshirë Stefan Dzodicin e Almerias dhe Mikel Merinon e Arsenalit.

- Advertisement -