Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde dhe të shkruajë emrin e tij në historinë e futbollit.
Sulmuesi i krahut të djathtë i Barcelonës, pas ndeshjes së tij të fundit kundër Aston Villas, ka arritur një tjetër sukses në karrierën e tij të shkurtër, por tepër të suksesshme.
Me golin e tij në Camp Nou, ai është bërë lojtari i vetëm që ka shënuar më shumë gola nën moshën 20 vjeç në historinë e Ligës së Kampionëve.
Yamal tani mban rekord me 14 gola, duke kaluar kështu Kylian Mbappen, i cili kishte 13 gola.
Reprezentuesi spanjoll ka shënuar pesë gola në garën më të madhe kontinentale në sezonin 2024-25, gjashtë në 2025-26, dhe këtë sezon ai ka arritur të gjejë rrjetën tri herë: ndaj Feyenoord, PSG dhe tani Aston Villa.
Por ky nuk është rekord i vetëm që 19-vjeçari ka thyer në Ligën e Kampionëve.
Kur flasim për Lamine, lista e arritjeve të tij është pothuajse e pafundme.
Ai është lojtari më i ri që ka filluar një ndeshje në Ligën e Kampionëve (16 vjeç e 83 ditë); më i riu që ka arritur dhjetë ndeshje (16 vjeç e 278 ditë); më i riu që ka shënuar dhe asistuar në një ndeshje (17 vjeç e 241 ditë); më i riu që ka arritur 20 ndeshje (17 vjeç e 270 ditë); më pak përvojë për të shënuar gol në një gjysmëfinale (17 vjeç e 291 ditë); dhe gjithashtu lojtari me më shumë gola para se të mbushte 19 vjeç (11 gola).




