Sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, ka pranuar se i është dashur të përballet me një situatë të vështirë përsa i përket përqendrimit te futbolli, pas fitores së ekipit të tij në Ligën e Kampionëve ndaj Aston Villas.
Braziliani ka zbuluar se lajmi për vdekjen tragjike të sulmuesit të Tenerifes, Jesus De Miguel, ka pasur një ndikim të thellë në gjendjen e tij emocionale para ndeshjes.
Komuniteti i futbollit spanjoll u trondit të hënën nga lajmi për vdekjen e Jesus De Miguel, i cili humbi jetën në moshën 30-vjeçare.
Ai pësoi arrest kardiak pas një përplasjeje në fushë me portierin e Real Oviedos, Jesus Owono.
Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit vendosi të shtyjë për tri ditë të gjitha ndeshjet vendore, ndërsa sfidat e Ligës së Kampionëve vazhduan sipas kalendarit.
Pas përfundimit të ndeshjes, Raphinha foli për Movistar, duke shprehur se sa e vështirë ishte për të të zbriste në fushë në rrethana kaq tragjike.
Ai ishte dukshëm i prekur dhe zgjodhi të fliste më shumë për tragjedinë njerëzore sesa për fitoren e skuadrës së tij. “Cdo herë që të jetë De Migueli, shpresoj ta gjejë rrugën e tij.
Dua t’i dërgoj forcë familjes së tij… dhe sot nuk dua të flas për futbollin,” tha Raphinha. “Pasi e pashë lajmin, nuk u ndjeva mirë.
Në fund të fundit, ai ishte një futbollist si ne.
Kjo mund t’i kishte ndodhur kujtdo prej nesh.
Mund të më kishte ndodhur edhe mua,” shtoi braziliani.
Humbja tragjike e një futbollisti të së njëjtës moshë e preku veçanërisht sulmuesin e Barcelonës.
Raphinha e shpjegoi edhe më tej ndikimin që pati kjo ngjarje tek ai.




