Mbrojtësi i Atletico Madridit, Marcos Llorente, ka shprehur mbështetje për familjen e Jesus de Miguel pas vdekjes tragjike të sulmuesit të Tenerifes.
Kjo ndodhi pas ndeshjes së mbrëmshme të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.
Jesus de Miguel vdiq mëngjesin e së martës pas një arresti kardiak-respirator dhe problemeve neurologjike që i janë shkaktuar gjatë një përplasje me portierin e Andorrës, Jesus Oëono, në ndeshjen e së hënës mbrëma në kuadër të La Liga 2.
Vdekja e tij ka tronditur botën e futbollit, sidomos atë spanjoll, e cila vazhdon të i bëjë homazhe për të.
Llorente, ylli i Atleticos, ishte një nga ata që shprehu dhimbjen e tij. “Sot është një ditë shumë e vështirë për të luajtur.
Jam këtu sepse duhet të jem; është një ditë e tmerrshme për botën e futbollit dhe për botën në përgjithësi.
Nuk mendoj se e kuptojmë, por edhe sporti ka situata të tilla”, u shpreh Llorente. “Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjes dhe të gjithë ekipit, të cilët duhet të jenë duke kaluar një kohë shumë të vështirë.
U dërgoj atyre gjithë mbështetjen time dhe të ekipit”, shtoi mbrojtësi spanjoll.
Edhe portieri veteran i Bayernit, Manuel Neuer, i cili e mbajti portën të paprekur mbrëmë pas fitores 2-0, i bëri homazhe sulmuesit 30-vjeçar spanjoll.




