temp image 68 temp image 68 scaled

Enis Rexhepi Shënon në UEFA Youth League ndaj Galatasarayt

- Advertisement -

Sulmuesi Enis Rexhepi ka vazhduar me paraqitje pozitive në UEFA Youth League, duke realizuar një gol edhe në përballjen e tij ndaj Galatasarayt.

Rexhepi, i cili aktivizohet për Stuttgartin U19, shënoi në ndeshjen e së martës, që përfundoi me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës në këtë garë evropiane për të rinj.

Qendërsulmuesi 18-vjeçar shënoi golin e barazimit 1-1 në minutën e 49-të dhe e përfundoi të gjithë ndeshjen.

Nga ana tjetër, bashkëlojtari i tij, Almand Idrizi, hyri në lojë në minutën e 76-të.

Berat Lush, lojtari shqiptar i Galatasaray, gjithashtu shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit.

Për Rexhepin ky ishte goli i gjashtë në UEFA Youth League, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon në këtë kompeticion.

- Advertisement -