Harry Kane ka ndarë me ne admirimin e tij për futbollin spanjoll që e kishte ndjerë gjatë fëmijërisë, duke përmendur emra të njohur si Real Madrid, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo si disa prej ikonave që ndiqte me shumë pasion.
Sulmuesi anglez foli në një konferencë për media para ndeshjes së Bayern Munichut kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, ku u pyet edhe nëse kishte menduar ndonjëherë të luante në La Liga.
Kane, 33 vjeç, theksoi se futbolli spanjoll ka pasur një ndikim të madh gjatë viteve të tij të rinisë, veçanërisht për shkak të sukseseve të Kombëtares së Spanjës dhe yjeve që luanin në kampionatin e saj. “Futbolli spanjoll ishte shumë i rëndësishëm për mua kur isha i ri.
Mund ta shihja se sa e mirë ishte Kombëtarja e tyre.
Ata ishin kampionë të botës dhe Evropës.
Ndiqja shumë Real Madridin, Messin dhe Ronaldon në kampionat”.
Kur u pyet nëse do ta kishte dëshiruar të luante në kampionatin spanjoll, sulmuesi i Bayernit dha një përgjigje të qartë, duke pranuar se një mundësi e tillë nuk i ishte paraqitur kurrë. “Do të kisha dashur të luaja këtu?
Mundësia nuk erdhi kurrë.
Kam qëndruar për një kohë të gjatë te Tottenhami dhe kam qenë shumë i lumtur atje.
Kur u paraqit mundësia për të kaluar te Bayerni, isha i lumtur ta pranoja.”




