temp image 125 temp image 125

Transformimi i Sistemit Arsimor në Kosovë: Nevoja për Një Reformë të Rrënjësishme

- Advertisement -

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim dhe Shkencë, Enver Hoxhaj, theksoi nevojën për një transformim të thellë të sistemit arsimor në Kosovë, pas tryezës së sotme që shikoi sfidat dhe prioritetet në arsimin parauniversitar.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj njoftoi se deputetë, profesorë universiteti, studiues dhe aktivistë të shoqërisë civile kërkuan një konsensus nacional që të konkretizohet në një Pakt Kombëtar për Arsimin, rishikimin e formulës së financimit dhe rritjen e buxhetit për arsim. “Reforma nuk mjafton.

Arsimit në Kosovë i duhet një transformim rrënjësor, duke nisur nga edukimi i hershëm dhe në çdo nivel të arsimit parauniversitar,” shkruajti Hoxhaj.

Gjatë diskutimeve, u theksua se tryeza duhet të shërbejë si një platformë e hapur për dialog, e orientuar drejt ndërtimit të Paktit Kombëtar për Arsimin.

Pjesëmarrësit shprehen shqetësime për gjendjen alarmante të arsimit dhe kërkuan një vizion të qartë për sistemin arsimor dhe shoqërinë që Kosova synon të ndërtojë.

Rezultatet e dobëta në testin PISA u përmendën si një tregues shqetësues, dhe u shpreh një vlerësim se gjendja po përkeqësohet.

Në këtë drejtim, u theksua se ndërhyrjet duhet të nisin nga edukimi i hershëm dhe të shtrihen në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Ndër prioritetet e diskutuara ishin investimet në infrastrukturën arsimore, shtimi i hapësirave për çerdhe dhe krijimi i kushteve për mësim tërëditor në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës.

Gjithashtu, u diskutua për rishikimin e plotë të kurrikulës shkollore dhe përshtatjen e teksteve mësimore me të, zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe rritjen e pagave.

Fokus i veçantë iu kushtua forcimit të aftësive në lexim, matematikë dhe shkenca, si dhe digjitalizimit të arsimit.

Hoxhaj theksoi se konsensusi nacional, financimi dhe rritja e buxhetit janë shtyllat mbi të cilat duhet të ndërtohet transformimi i arsimit dhe e ardhmja e fëmijëve.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -