Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu.
Në viset e larta priten reshje të përziera shiu dhe bore.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të variojnë nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë në 6 deri në 8 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra për sekondë.
Më poshtë, ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




