temp image 131 temp image 131

Protesta për Drejtësi: Vazhdon Kërkesa për Arlinda Zekajn në Prishtinë

- Advertisement -

Protesta për vrasjen e Arlinda Zekaj vazhdon edhe sot në Prishtinë, duke shënuar ditën e shtatë radhazi me kërkesën për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale lidhur me këtë rast.

E organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, protesta pritet të fillojë në orën 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Organizatorët kanë bërë thirrje për mobilizim qytetar, duke theksuar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre për drejtësi për Arlindën dhe për të gjitha gratë e vrara, si dhe për sigurimin e mbrojtjes për gratë që përballen me dhunë.

Një nga kërkesat kryesore të protestuesve është që femicidi të trajtohet si urgjencë kombëtare, si dhe shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Gjithashtu, ata kërkojnë hetimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve institucionalë që dyshohet se kanë neglizhuar rastin e Zekajt.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu përgjegjësi nga zyrtarët e institucioneve të drejtësisë, policisë dhe Qendrës për Punë Sociale, nëse konstatohet se ata nuk kanë përmbushur detyrat e tyre në trajtimin e rastit.

Një tjetër kërkesë është sigurimi i banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje, si dhe krijimi i mekanizmave më efektivë për mbrojtjen e grave në rrezik.

Protesta dhe marshime për kërkimin e drejtësisë për Arlinda Zekajn janë mbajtur gjithashtu në Pejë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Istog.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -