Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë do të dorëzojë sot, në orën 10:00, materiale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Dorëzimi është paralajmëruar të bëhet në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.
Megjithatë, deri më tani nuk janë bërë të ditura detajet se çfarë përmbajnë këto materiale, cilës çështje i referohen apo ndaj kujt kanë të bëjnë.
Pritet që pas dorëzimit të tyre, përfaqësuesit e Vetëvendosjes të japin më shumë detaje për përmbajtjen dhe arsyen e paraqitjes së këtyre materialeve në organin e ndjekjes.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




