Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Edona Podrimjën në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Shëndetësisë.
Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit, Kryeministri Kurti e uron Podrimjan për këtë detyrë të re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e përgjegjësive të saj.
Me këtë emërim, numri i zëvendësministrave në Kosovë ka arritur rreth 30.
Më 15 shtator, Qeveria kishte njoftuar për emërimin e 27 zëvendësministrave.
Po ashtu, ka pasur edhe emërime të tjera që nuk ishin pjesë e kësaj liste prej 27 emrash; për shembull, më 29 tetor, Emil Maksuti është caktuar zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




