Qendra e Prishtinës e Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar se nesër do të dorëzojë materiale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Aktiviteti është planifikuar të fillojë në orën 10:00 dhe pas dorëzimit do të ketë një deklarim për media para objektit të Prokurorisë Speciale.
Lëvizja Vetëvendosje! u ka bërë thirrje mediave që ta ndjekin këtë aktivitet për të informuar publikun mbi zhvillimet e reja.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




