temp image 118 temp image 118

Protestat e Rinjve Vazhdon: Thirrje për Ndryshim Politike dhe Mobilizim të Shtuar

- Advertisement -

Një grup i ri qytetarësh ka bërë sërish një tubim sot pasdite para godinës së Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke vazhduar protestat e ditëve të fundit.

Këtë herë, tubimi erdhi si vazhdim i protestës së zhvilluar më herët, ku një grup studentësh u mblodhën rreth orës 12:00 para Universitetit Politeknik dhe më pas marshuan në fakultete të tjera në Tiranë, duke hyrë në auditorë dhe ndërprerë procesin mësimor.

Pas një periudhe të shkurtër, studentët janë rikthyer në auditorë, duke u organizuar në grupet e tyre në rrjetet sociale.

Protestuesit para Kryeministrisë vazhduan të përsërisin thirrjet e tyre kundër qeverisë.

Ata kërkojnë jo vetëm dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por edhe një ndryshim të thellë të kastës politike në vend.

Gjatë pasdites, të rinjtë zhvilluan biseda mes tyre për oraret e protestave që do të vijojnë.

Mbrëmja e protestës kaloi pa incidente, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë mobilizimin deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -