temp image 121 temp image 121

Homazh për Heronjtë e Kombit: Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia

- Advertisement -

Në një akt respekti dhe mirënjohjeje për veprën dhe sakrificën e heronjve të kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, sot u mbajtën homazhe pranë monumentit të heroit Fahri Fazliu.

Ky aktivitet u ndoq nga Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, i shoqëruar nga anëtarët e ekzekutivit komunal, familjarët e heroit Fahri Fazliu, bashkëveprimtarët e tij, si dhe qytetarët e pranishëm.

Të pranishmit nderuan me respekt dhe përulësi kujtimin e heronjve Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, duke përkujtuar sakrificën e tyre sublime në rrugën drejt lirisë së Kosovës.

Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar në ruajtjen e kujtesës historike dhe nderimin e figurave që kontribuuan në rrugën drejt lirisë së vendit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -