Është formuar Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar veprimet dhe mosveprimet institucionale që lidhen me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe për trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave brenda familjeve.
Ky komision udhëheqet nga Burim Ramadani i Aleancës, ndërsa zëvendëskryetar është Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje.
Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë dhe ka një mandat maksimal prej gjashtë muajsh për të hetuar veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt, si dhe për trajtimin institucional të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.
Kuvendi i Kosovës e ka themeluar këtë komision më 29 tetor, duke e miratuar me 90 vota për.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Vetëm tri ditë para vrasjes, ajo kishte dërguar një letër institucioneve, duke alarmuar se jeta e saj ishte në rrezik.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




