Seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës do të zhvillohet të enjten, në orën 12:00.
Debati mbi energjinë dhe dështimet në këtë sektor është vendosur të shtyhet për javën e ardhshme.
Këtë e bëri të ditur shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes ku u diskutua për vazhdimin e punimeve të Kuvendit. “U vendos që seanca e radhës të mbahet të enjten, në orën 12:00.
Debati për energjinë dhe dështimet që kanë ndodhur u dakordua të mos mbahet këtë javë, por të shtyhet për javën e ardhshme.
Diskutimi për energjinë, në të vërtetë, është diskutim për jetën,” tha Tahiri.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




